Ashtu si çdo mëngjes të këtyre ditëve të fundit, edhe këtë të shtunë kryeministri Edi Rama e nisi ditën me ftesën për dialog me protestuesit.

Ai publikoi pamjet e sofrës së gurtë, mbi të cilën qëndronin disa letra me mbishkrimin “dialog”.

Pavarësisht këtij rituali të përditshëm, protestuesit e kanë refuzuar në vazhdimësi ftesën e kreut të qeverisë për t’u ulur në bisedime, duke këmbëngulur se zgjidhja e vetme për situatën e krijuar është largimi i tij.

Kreu i qeverisë, në qëndrimet e tij, është përpjekur ta ndajë dhunën në protestë, për të cilën shprehet se është nën ndikimin e forcave të huaja, nga pjesa e studentëve apo qytetarëve që mund të kenë shqetësime konkrete që duhen dëgjuar.

Megjithatë, për të frenuar dhunën në tubime, qeveria ka paraqitur një paketë masash, të cilat prej disa ditësh kanë hyrë në fuqi.

Tv Klan

/tvklan.al