Edi Rama: “Përsa i takon ligjeve që kërkojnë votën tonë për të garantuar shumicën e cilësuar prej tre të pestash të Kuvendit, u shprehëm miqve e partnerëve fqinjë në takimin e sotëm të njëjtin qëndrim të bërë publik. Nuk do të votojmë projektligje të pa harmonizuara me një vizion solid të ndërtimit dhe të funksionimit të shtetit shqiptar dhe nuk do ta ngremë kartonin jeshil sa për t’i hedhur hi syve Brukselit me arna të ashtuquajtura rëndom reforma integruese. Nëse kërkohet vota jonë për miratimin e një projekti që kërkon tre të pestat e votave atë do ta japim vetëm me një platformë të qartë kombëtare dhe transparente të reformimit të domosdoshëm të sistemit në fushën e drejtësisë, sigurisë e me radhë me fokus standardet e integrimit evropian. Përgjegjësia për të garantuar konsensusin e për të dhënë provat bindëse të vlefshmërisë së projekteve që votohen në Kuvend, i takon qeverisë. Ashtu siç i mbetet qeverisë të mbajë barrën e dështimit, kur s’është në gjendje të japë asnjë provë të argumentuar për pse-në e projekteve të propozuara prej saj dhe asnjë garanci në zbatimin e ligjeve të miratuara nga parlamenti.”/tvklan.al












Botërori 2026 