Kryeministri Edi Rama ka prezantuar librin e tij të ri “Në Sofrën e Hënës”, për të cilin tha se ishte një ide që lindi si rezultat i eksperiencave të tij si kryeministër në organizimin e iftareve.

Duke nënvizuar bashkëjetesën fetare në Shqipëri, Rama tha se pranë Kuvendit të Shqipërisë do të ngrihet Muzeu i Fesë Islame dhe muzeu i quajtur “Besa”, që tregon raportin e shqiptarëve me hebrenjtë.

Ndërkaq, sa i përket librit, ai saktësoi se mund të dilte që para Panairit të Librit, por u la që të dilte ditët e fundit.

Klan News

/tvklan.al