Kryeministri Edi Rama tha se platforma digjitale “Pasqyra Albania” është “pasqyra ku administrata do të shohë vetveten”, ku asnjë hall i qytetarit nuk do të humbasë më në sirtarët e burokracisë.

Sipas kreut të qeverisë, qytetarit po i jepet instrumenti për të ballafaquar vetë “gjysmë-të-vërtetat” dhe informacionin e pasaktë që qarkullon në media e portale.

Kryeministri e krahasoi këtë sistem me shërbimin e postës ekspres.

“Pasqyrë Albania” në katër shtyllat e saj kryesore, informon qytetarët me investimet publike ecurinë e projekteve në zonën e tyre; vendimet e bashkive dhe këshillave bashkiakë si dhe të ndjekin në kohë reale statusin e aplikimeve, shërbimeve dhe ankesave, përfshirë edhe fazat e trajtimit të tyre në institucionet përgjegjëse. Ata mund të japin opinionet e tyre mbi projektet në konsultim publik.

Duke u identifikuar me llogarinë e-Albania, çdo qytetar do të mund të ndjekë statusin e aplikimeve, shërbimeve dhe ankesave të tij.

/tvklan.al