Kauza për investimin në Zvërnec është harruar nga protestuesit, kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, në kuadër të aktivitetit “RinCamp 2026”. Rama deklaroi se qeveria nuk ka bërë asnjë shitje të pronës publike, ndërsa theksoi se ajo qëndron në mbrojtje të interesit publik.

Foli përsëri për ndikimin e algoritmit në manipulimin e qytetarëve nëpërmjet shpërndarjes së dezinformimit.

Rama tha se, nëse do të besonte gjithçka që thuhet për investimin në Zvërnec, edhe ai vetë do të ishte në protestë.

Ai pohoi se qeveria është e gatshme të dëgjojë edhe mesazhet e protestuesve, të cilët kanë dalë në shesh për shkak të bindjeve të tyre të sinqerta.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, kreu i qeverisë foli edhe për librin “Albania Fails”, duke thënë se në të janë projekte që i shërbejnë zhvillimit të Shqipërisë.

Rama tha se Shqipëria vijon të ketë një sezon turistik gjithmonë në rritje, ndërsa theksoi se pagat në këtë sektor nuk janë më të ulëta se ato në Greqi.

Për kryeministrin, Shqipëria është në një fazë ku kërkon një tjetër nivel turistësh.

I ndalur te procesi i integrimit në BE, ai theksoi se ky është misioni historik i Partisë Socialiste.

Sipas kryeministrit, Shqipëria i ka bindur vendet anëtare të BE-së për punën e bërë në kuadër të negociatave dhe se vendet të cilat vite më parë ishin skeptike po mbështesin vendin tonë për mbylljen e kapitujve.

Klan News

/tvklan.al