Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas intervistës së dhënë nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dhënë nga Haga, ku vijon të qëndrojë në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.

Rama ka publikuar një deklaratë të bërë nga Thaçi, i cili shprehet: “Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.”

Ai tha shkurt se çka nuk është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare, përgjigje kjo për procesin e Hagës, me të cilën po përballet Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së prej 5 vitesh.

“Shumë e vërtetë komandant”, komentoi Rama bashkëngjitur citimit të Thaçit, i cili, së bashku me ish-krerët e UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Tv Klan

/tvklan.al