Kryeministr: Do të ndërtohen edhe 37 njësi shërbimi, qendër tregtare dhe infrastrukture tërësisht e re
Procesi i rindërtimit në Laç po shkon drejt përfundimit. Në një postim në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama thotë 524 apartamente do të jenë gati së shpejti për të akomoduar familjet të cilave iu dëmtuan shtëpitë gjatë tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019.
Në postimin e tij Kryeministri shprehet se po punohet fort për ndërtimin e 524 apartamente me standarde të larta, në 13 pallate me 375 vendparkime, 37 njësi shërbimi, qendër tregtare.
Rama gjithashtu thotë se përveç rindërtimit të banesave dhe godinave në lagjet e përfshira në procesin e rindërtimit do të investohet dhe në infrastrukturë të re duke e bërë këtë zonjë një model të banimit me kushte bashkëkohore.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
