Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për gjyqtarin Hazbi Balliu, i cili zhbllokoi pallatin e konfiskuar, ku do të zhvendosej Agjencia e Kadastrës, për t’ia kthyer atë pronarit të paligjshëm.
Në një tjetër reagim, Rama thotë se “as 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”.
Sipas kryeministrit, “materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar, sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurt nga tërmeti, nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë.”
Vetëm një ditë më parë, Rama e cilësoi si skandaloz argumentimin e gjyqtarit Hazbi Balliu që mori në mbrojtje firmën që ndërtoi pallatin pa leje në Tiranë, duke mos pranuar që godina e sekuestruar të mos përdorej nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
