“Mandati i tretë, për të përmbushur reformat”

Në një intervistë për kanalin televiziv Al Jazzera kryeministri Rama hodhi poshtë aludimet se Shqipëria do të zgjedhë alternativë tjetër përveç BE-së. Rama ishte i prerë në atë se ai do të vazhdojë ta drejtojë Shqipërinë edhe ne mandatin e tij të tretë në pushtet si Kryeministër drejt Perëndimit.

Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe meritojmë të fillojmë zyrtarisht negociatat. Unë nuk mendoj se kjo çështje që nuk u zgjidh në Qershor do të mund të ketë një zhvillim pozitiv ndoshta në vjeshtë. Por nëse jo, ne do të vijojmë të presim“.

Në mandatin e tij të tretë, Rama planifikon të përqendrohet në reformën universitare, duke punësuar në bordin e Arsimit të Lartë studentë shqiptarë në diasporë. Sipas kryeministrit ata kanë për detyrë të përgatisin sistemin arsimor vendas për programe të përbashkëta me universitete të huaja për të “ndërkombëtarizuar frymën e arsimit të lartë shqiptar”.

Kur u pyet për shkallën e lartë të emigracionit kryeministri u përgjigj.

“Ajo që ne po bëjmë gjatë këtyre viteve është që thjesht të mos humbasim më shumë kohë, të ecim më shpejt me reformat, të ecim më shpejt me modernizimin, për ta bërë vendin të funksionojë”.

Rama ka plane të mëdha për industrinë e turizmit në Shqipëri, për të ndërtuar katër porte dhe katër aeroporte përgjatë bregdetit Adriatik.

“Kur u bëra kryeministër, përjashtohej mundësia që të bëja investime serioze në turizëm. Nuk mund të imagjinohej se kompanitë e rrjetit të hoteleve ndërkombëtare  me pesë yje ose investimet të nivelit të lartë në turizëm do të konsideronin të vinin këtu. Tani Shqipëria është në hartën e tyre”.

Tv Klan