Kryeministri shkruan në rrjetet sociale se dhe gjatë ditës së sotme gatishmëria për të përballuar situatën e zjarreve do të jetë e lartë. Edhe pse situata aktuale është e përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme, rreziqet e të papriturat mund të vijnë në çdo çast.

Rama shkruan se ndjen me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa sipas tij në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi.

Ndërsa në një tjetër postim bën një falënderim të posaçëm dhe shpreh mirënjohje për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10 km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht, – shkruan kryeministri.

Tv Klan

/tvklan.al