Një lajm shumë të mirë e ka cilësuar kryeministri Edi Rama vlerësimin më të fundit të agjencisë Standard & Poor’s.
“Në raportin e saj më të fundit, “Standard & Poor’s Global Ratings”, pikë referimi e palëvizshme për tregjet financiare, investitorët dhe vlerësuesit e shteteve, ka përmirësuar përsëri vlerësimin afatgjatë të kreditit të Shqipërisë në “të qëndrueshme” në “BB” nga “BB-” duke e ngritur më tej vendin tonë në një nivel të ri, e duke konfirmuar edhe nga ky këndvështrim progresin e pandalur të Shqipërisë”, shkruan Rama ne rrjetet sociale.
Tv Klan