Mbahet në Tiranë forumi i parë ndërkombëtar “Future Hospitality” me fokus të ardhmen dhe zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
Ky forum i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bashkon institucionet, investitorët dhe markat e njohura botërore të hotelerisë për të kthyer rritjen rekord të turizmit në investime cilësore.
I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili foli për potencialin e Shqipërisë në sektorin e turizmit, investimet dhe përfshirjen e markave ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Rama i cilësoi turistët si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë.
Kërkesa e lartë për akomodim dhe interesimi i grupeve të mëdha hoteliere botërore si Accor, Uyndham apo Minor Hotels kanë bërë që Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) të krijojë urën lidhëse mes projekteve vendase dhe kapitalit të huaj.
Për Ministrinë e Turizmit, sfida kryesore është rritja e standardeve dhe e kapitalit njerëzor. Ndërsa ministrja e Ekonomisë tha se sektori i turizmit është një pikë kyçe edhe e ekonomisë.
Me këtë forum strategjik, Shqipëria po konsolidon pozitën e saj si një nga destinacionet më dinamike dhe më atraktive për investimet në mikpritje në Evropën Juglindore.
/tvklan.al












Botërori 2026 