Raportim Live
13:37, 24 Nëntor 2024

4 takimet e mëhershme të Ramës me diasporën:

12 Maj 2024 – në stadiumin “Galatsi” të Athinës

26 Maj 2024 – Milano, Itali

26 Tetor 2024 – New York, SHBA

3 Nëntor 2024 – Selanik, Greqi

13:26, 24 Nëntor 2024

Mbështetës të opozitës janë mbledhur jashtë sallës në Londër me thirrje kundër qeverisë. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Klan News, ata protestojnë me pankarta e flamuj në duar, ndërkohë që autoritetet britanike kanë shtuar forcat policore.

13:20, 24 Nëntor 2024

Teksa pritet që të nisë takimi në sallën me 7 mijë vende te Parku Olimpik i Mbretëreshës Elizabeth, kjo është fotoja që kreu i qeverisë Edi Rama ka postuar në Facebook-un e tij.

“Me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar kryeministri.

13:16, 24 Nëntor 2024

Përshëndetje lexues të Tvklan.al 👋, do sjellim për ju sot minutë pas minute çdo zhvillim nga takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Londër.

13:06, 24 Nëntor 2024

Rama kërkon votën në Londër, prezanton nismën e re për shqiptarët