Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë 1 orë e 10 minuta në Athinë përpara emigrantëve shqiptarë të Greqisë.

Në një takim të shumëpërfolur e të shumëpritur, Rama u prit me entuziazëm nga shqiptarët në stadiumin “Galatsi”, teksa policia greke kishte marrë masa të rrepta sigurie, duke angazhuar 1000 efektivë.

Në fjalën e tij përpara shqiptarëve që kishin mbushur plot sallën me flamuj kuq e zi, me këngë e valle patriotike shqiptare, Kryeministri Edi Rama e vuri theksin më së shumti në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Greqisë, respektit reciprok mes dy vendeve, përmendi sakrificat që është dashur të bëjnë emigrantët shqiptarë në Greqi, foli për heqjen e ligjit të luftës nga pala greke, si dhe i bëri thirrje Kryeministrit grek Mitsotakis që shqiptarët dhe grekët si dy popuj miq e vëllezër, të jetojnë në paqe dhe harmoni mes tyre.

Në vizitën e tij në Athinë, Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga ministra e kryebashkiakë, si dhe nga 50 gazetarë.


Rama i çon mesazh Mitsotakisit me fjalët e Naim Frashërit: Është koha e lirisë, të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë

Në mbyllje të takimit të tij me emigrantët shqiptarë në Athinë, Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis, duke recituar poezinë e poetit shqiptar Naim Frashëri.

Përmes kësaj poezie, Kryeministri Rama bëri thirrje për të parë drejt të ardhmes dhe për të jetuar në paqe shqiptarët dhe grekët, si dy popuj fqinjë.

“Përpara se të largohem dhe në pamundësi ta takoj, dëshiroj që dhe në emrin tuaj t’i lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, Kryeministrit Mitsotakis. I dashur Kyriakos, në vitin 1886, poeti ynë kombëtar Naim Frashëri shkruajti në greqisht vjershën e tij “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.

Duam me të gjithë fqinjët sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, në vëllazërim, me rend dhe paqe të jetojmë, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi, mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar, është koha e mirëqenies, është e lirisë, shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë. Rroftë Shqipëria, rroftë Greqia, rroftë Europa demokratike. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe hap një faqe të re vëllazërie”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.



Edi Rama: Si ka mundësi që nuk është shfuqizuar ende ligji i luftës i 84 viteve më parë?

Gjatë fjalës së tij para emigrantëve shqiptarë në Athinë, Kryeministri Edi Rama u ndal tek marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Rama u shpreh se Shqipëria dhe Greqia duhet të ishin një shembull për të gjithë fqinjët e tjerë, por kjo nuk është arritur pasi në tryezën e marrëdhënive tona ndërshtetërore ri akoma në fuqi ligji i luftës së Greqisë me Shqipërinë.

Edi Rama: E për ta mbyllur me këtë pjesë Ati ynë themelues vazhdon megjithëse zhvillimet tona politike morrën një drejtim tjetër nga ai i ndjenjave tona unë jam i bindur që dashuria e përbashkët e shqiptarëve dhe grekëve për lirinë do t’i udhëheqë ato drejt mirëkuptimit dhe krijimit të një kundërpeshe në gadishullin Ballkanik për të mirën e të gjithëve. Bravo, por mere me mend plaku i urtë i pavarësisë i ka botuar këto kujtime në vitin 1920 kur marrëdhëniet mes vendeve tona ishin bërë të vështira, dhe vizioni i Ismail Qemalit ishte përtej horizontit të kohërave që pasuan takimin e tij me mbretin e Greqisë. Lufta e Dytë Botërore e ndau Europën në dysh dhe e shtyu deri në fundin e shek 20 mundësinë që të rikthehej ky vizion i atit tonë themelues në tryezën e marrëdhënive të rivendosura mes dy vendeve pas shembjes së komunizmit.

Por iku edhe shekulli 20 dhe po vjen mesi i dekadës së tretë të 21 dhe në vend që Shqipëria dhe Greqia të ishin një shembull për të gjithë fqinjët e tjerë, që ta ndiqnin në tryezën e marrëdhënive tona ndërshtetërore ri akoma në fuqi ligji i luftës së Greqisë me Shqipërinë. Ai ligj i 10 Nëntorit 1940 përcakton ç’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në gjendje lufte dhe po atë ditë ligjerohet gjendja e luftës me Italinë dhe Shqipërinë. Në vitin 1047 Greqia ratifikon Traktatin e Paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron dhe me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhojë pasojat e ligjit të luftës mbeten ne fuqi megjithëse të dyja shtetet kanë ratifikuar Traktatin e Miqësisë. Po si ka mundësi që mes dy shtetesh që kanë nënshtruar një Traktat të ri Miqësie që janë bashkë në NATO prej 15 vitesh të mos jetë shfuqizuar akoma gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë.

Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur sa kemi mundur që ky absurditet të largohet nga tryezat tona dhe të adresohen sa me drejtë me dialog, mirëkuptim të gjitha çështjet mes dy vendeve tona edhe pse unë kam ndjenjën që nëse ka vullnet të mirë të gjitha mosmarrëveshjet mund të zgjidhen pa pritur që të kalojnë edhe 84 vite të tjera.


Rama përulet para emigrantëve në Athinë: Kërkoj ndjesë për çdo gabim, por nuk kam tradhtuar asnjë shqiptar

Kryeministri Edi Rama është përulur përpara emigrantëve shqiptarë në Athinë në shenjë respekti ndaj tyre, por njëkohësisht ka kërkuar edhe falje për çdo gabim që mund të ketë bërë gjatë detyrës së tij në këto 10 vite qeverisje.

Por ai theksoi se në asnjë rast nuk ka tradhtuar asnjë shqiptar që i ka besuar detyrën e Kryeministrit.

Madje theksoi se asnjë forcë madhore nuk mund ta joshë apo detyrojë atë që të cënojë interesat kombëtare të Shqipërisë.

Unë nuk kam si ta hap zemrën dhe trurin tim që ju të hyni dhe të shikoni çfarë ka brenda, por unë nuk iki dot sot pa ju thënë edhe 2 fjalë.

Gabime unë mund të kem bërë plot deri këtu në këto 10 vjet, ju kërkoj ndjesë për çdo gabim që ju mendoni se kam bërë, por kurrë në asnjë rast nuk i kam tradhtuar ata që ma kanë besuar qoftë dhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm.

Nuk ka nder më të madh që mund t’i bëhet një njeriu në jetë se sa të udhëheqë vendin e tij, prandaj nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që mos o Zot më josh a më detyron dot mua të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës tuaj për të cënuar interesat publike dhe private të shqiptarëve që unë nuk i njoh, por e di shumë mirë që ata më njohin mua apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë.

Falë jush kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe nuk besoj se do kem një më të bukur se kjo”.


Pensionet dhe shtetësia greke, lajmet e mira që Kryeministri Rama u dha shqiptarëve në Athinë

Dy marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, që së shpejti pritet të miratohen, do t’u vijnë në ndihmë emigrantëve shqiptarë në shtetin grek.

Në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë, Kryeministri Edi Rama u dha lajmin e mirë të marrëveshjes së pensioneve dhe rinovimin e lejeve të qëndrimit me marrjen e shtëtësisë greke.

“Më në fund me qeverinë aktuale se me ato më përpara as nuk bëhej fjalë, kemi arritur të çelim negociata në nivel ekspertësh për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Po ashtu, kemi hapur edhe dialogun dypalësh në nivel teknik për problematikën e lejeve të qëndrimit dhe procedurën e marrjes së shtetësisë me natyralizim dhe ka goxha progres dhe jam besimplotë që shumë shpejt do merrni lajme shumë të mira”.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Greqisë në të cilat po punohet.

Një tjetër synim i përbashkët strategjik dhe i dakordësuar mes dy qeverive është bashkërendimi i nevojave dhe oportuniteteve europiane të dy shteteve në tregun e integruar europiane të energjisë.

Një tjetër faqe e bukur bashkëpunimi dhe afrimi, për ta integruar duke bërë një integrim ndërkufitar për Parkun Kombëtar të Vjosës që vitet e ardhshme do jetë motor i industrisë së turizmit por duke u kthyer në një park europian të integruar ku s’ka kufij po triumfon natyra që na bashkon qysh se kemi ardhur në këtë botë, do jetë shembull magnetik qoftë për çfarë mund të bëjmë së bashku me njëra-tjetrën për njëra-tjetrën, qoftë për turistët nga e gjithë bota. Shqipëria 2023 do ketë fituar pavarësinë e vetë të plotë energjetike. Asnjë qindarkë më nga taksat e shqiptarëve nuk do shpenzohet për të blerë energjinë jashtë”.


Rama përmend sakrificat e shqiptarëve në Greqi: Janë detyruar të ndërrojnë emrat, por sot nuk janë më të huaj

Në fjalimin e tij nga Athina përpara shqiptarëve, Kryeministri Edi Rama ka përmendur sakrificat me të cilat janë përballur emigrantët kur shkuan për herë të parë në Greqi në vitet ’90.

Kreu i qeverisë shqiptare foli për ndërrimin e emrave, punët e rënda për pronarët grekë, janë përballur me paragjykimet, e madje janë nxjerrë dhe nga shtëpitë e tyre.

“Ju erdhët në këtë djep të civilizimit të vjetër të Greqisë së lashtë për t’i ikur gërmadhave të regjimit komunist dhe mallkimit të tij të varfërisë më ekstreme. Kapërcyet male, fjetët nëpër parqe, kisha, stola rrugësh, dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe si kuajt në pazarin e gjësë së gjallë afendikotë që ju merrnin për një punë të zezë krahu, gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda. Kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e turpit nëpër natë për t’ju deportuar në Shqipëri. Shumë ndër ju ndërruat emrat që ju kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruar fëmijët në shkollë. Ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijën të mbytej në lot se kishte dalë më i miri në shkollë por nuk ju dha e drejta e ceremonisë së flamurit dhe faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare dhe nuk kishte lindur nën mbrojtjen e kryqit të bardhë. Por ja ku jeni. Ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat. Ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi por asnjë padrejtësi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu”.

Megjithë vështirësitë që janë përballur emigrantët në shtetin fqinj, shqiptarët ja dolën që të zënë vendin e tyre në Greqi, të kenë sot biznese, të jenë një komunitet i madh dhe të bashkëjetojnë me grekët me të drejta të barabartë.

“Ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend. Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë greke duke fituar respektin e punëdhënësit dhe dinjitetin e njeriut të lirë në një vend demokratik. Ju erdhët, luftuat, fituat. Dhe mos e harroni kurrë: Me ligj dhe me zakon Greqia është sot edhe e juaja po aq sa ç’është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë.

Ju ktheheni edhe në Shqipëri ku keni mbajtur gjithë këto vite me ndihmën tuaj financiare prindërit e mopshuar, vëllezërit, dhe ku keni nisur dhe të investoni kursimet tuaja. Unë e di, jo të gjitha dallimet janë sheshur përgjithnjë për të gjithë, e di që jo gjithnjë gjërat shkojnë si duhet, e di që fantazmat e paragjykimeve shfaqen tek-tuk përmes ndonjë goje apo ndonjë dore të së shkuarës në rrugën tuaj të hapur me forcën e shembullit, por di që koha juaj nuk kthehet më kurrë mbrapsht. Jo vetëm shoqëria greke, pjesa më e madhe e së cilës, u bë mbështetja juaj qysh në fillim të odisesë tuaj heroike, por edhe politika greke. Vendimmarrësit e këtij vendi sot e kanë të plotë vetëdijen se Greqia ka nevojë për ju njësoj siç ju keni nevojë për Greqinë. Greqia dhe shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm për njëri-tjetrin. Kufijtë mes vendeve tona kanë qenë gjithnjë politikë. Asnjë ndarje artificiale nuk e zhbën dot një të vërtetë të madhe të rëndë historike e cila është e shenjuar në kujtesën tonë të përbashkët kolektive. Kjo e vërtetë është se kultura jonë e përbashkët mesdhetare e ballkanike është plazmuar shumë kohë përpara se sa të lindnin shtet tona”.


“Asnjë grek nuk ka problem për shkak të kombësisë së tij në Shqipëri”, Rama nga Athina: Janë të mirëseardhur edhe për të punuar

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Athina në takimin me emigrantët Shqiptarë,  tha se gjithnjë e më shumë grekë po zbulojnë Shqipërinë dhe po ndihen si në shtëpinë e tyre.

Ndër të tjera Rama tha se Shqipëria nnë 10 vitet e fundit nuk u ka krijuar asnjë telash grekëve, madje presin edhe politikanë , biznesmenë dhe të tjerë që mos të vijnë vetëm për të pushuar në Shqipëri por edhe për të punuar.

Rama theksoi se asnjë grek nuk ka pasur problem në 10 vitet e fundit në Shqipëri për shkak të etnisë.

Edi Rama: Shqiptarët janë prej kohësh të dashuruar me brigjet e Greqisë, por gjithnjë e më shumë greket po ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre të dytë. Grekët janë të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar, hapur dyqane, ngritutr kompani, startuar linja investimesh dhe për të përfituar njga një regjim taksash shumë më i ulët se këtu në Greqi.

Madje Shqipëria është kaq mikëproitëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash, përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grekë që proteston atje dhe vjen e humb zgjedhjet këtu. Bujrum si në shtëpunë tuaj. Ju Shqiptarët e Greqisë jeni dëshmia më e madhe, më e fortë, më e bukur e kësaj ndërlidhje me million fije të pashkëputshme të fateve në histori të dy popujve ashtu si janë qytetarët shqiptarë të minotiriteti grekë në Shqipëri një thesar i vyer që funksionon si një thesar që defakto e bën Shipërinë një ndër shembujt më përparimtarë mes të gjitha vendeve.

Ata, grekët e Shqipërisë kanë halle kanë probleme, ne duhet dhe do të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta e madhe jashtë fushës së vogël me topin katror është se asnjë hall i tyre nuk është i ndryshëm nga hallet e qytetarëve shqiptarë. Në një vend si i yni që përparon çdo ditë, ku palgët e trashëgimisë së shkuar dhe të afrët janë ende jo plotësisht të mbyllura ama kurrë në asnjë rast një grekë etnik në Shqipërinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur hall apo problem për shkak të kombësisë.

Grekëve etnik nuk ju është mohuar e drejta e tyre e besimit, gjuhës, pronës. Kurrë asnjëher në asnjë rast qytetarëve greke të Shqipërisë nuk ju është mohuar e drejta e votës për shkak të origjinës së tyre etnike. Nëse flasim për pronat këtu jeni përfaqësia e Shqipërisë dhe kush nga ju që ka një shpi apo një tokë në ato zona ke ende nuk është bvërë shpërndarja e titujve të pronësisë mund të thotë të kundërtën që ky problem është një problem i Shqipërisë dhe nuk është një problem vetëm për grekët e Shqipërisë.

Që të zbulosh raste të tilla duhet të gërmosh në qerthujt më të errët ku nuk ka asnjë kufi mes historisë dhe mitujve. Shqëipria nuk ka ansjë pretendim ndaj Greqisë përveçse repsektit reciprok, marrëdhënieve reciproke të fqinjësisë së mir. Jo vetëm kaq, por Shqipëria e sheh Greqinë si një partner. Ne i shohim si arsye madhore për tu afruar më shumë për tu njohur më mirë, për të gjetur zgjidhje, për tu projektuar për të ardhme, dhe duke forcuar lidhjet me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha ne besojmë se kompleksiteti i marrëdhënieve tona në këtë kohë sfidash nuk mund të jetë kurrsesi një shtysë për tu mbytur.


Rama fjalim me emigrantët në Athinë: Shqiptarët këtu janë zotë të barabartë, jo më shërbëtorët e tyre të dikurshëm

Plot brohorima është pritur fjalimi i kryeministri Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare ju drejtua emigrantëve shqiptarë duke i thënë se nuk janë më shërbëtorët  e dikurshëm të viteve ’90, por tashmë janë zotër të barabartë në Greqi.

“Mirë se vij në shtëpinë tuaj të dytë në Greqinë fqinje dhe mike. Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse. Disa këtu në Greqi u çuditën. Të tjerë u mërzitën. Ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju. Por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallen me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë demokratike në Europën demokratike ku shqiptarët nuk janë më të ardhurit e leckosur nga malet, por janë përfaqësuesit e një vendi krenar që është Shqipëria jonë. Shqipëria  i sheh sot drejt e në sy që të gjithë me të njëjtin respekt që meriton dhe kërkon nga të gjithë. Ju shqiptarët e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e punës, ekonomisë, dijes, kulturës së ktij vendi të bekuar ku qëndron prej 25 shekujsh djepi i filozofisë dhe demokracisë që na lidh jo vetëm fqinjësia por dhe një histori mijëra vjeçare, përgjatë kësaj historie, fatet tona, luftrat, vallet, këngë, përrallat, marrëdhiet tona kanë qenë gjithnjë shumë më të mira se sa janë dukur apo se sa janë lënë të duken nga retë, mjegullat dhe pluhurat e politikës së dy vendeve tona. Edhe sot që flasim dy dekada e kusur, dukja e marrëdhënieve tona thotë shumë më pak se sa realiteti”, tha Kryeministri Edi Rama.


Klosi premton nga Athina: Të drejtën e votës së emigrantëve do ta bëjmë realitet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ka premtuar nga Athina se Qeveria Rama do ta bëjë realitet të drejtën e votës së emigrantëve.

Në fjalimin e tij me emigrantët shqiptarë në Athinë, Klosi vlerësoi komunitetin shqiptar në shtetin fqinj.

“Jemi sot me Edi Ramën në turin krenar për Shqipërinë që fillon këtu në Athinë. Sa keq që vetëm këtu patëm disa probleme pengesa të çuditshme për pranimin e këtij takimi, pengesa artificiale, njësoj si politika që kërkon të krijojë konflikte në kundërshtim total me frymën e kaq shumë mijëra njerëzve. Por sot nga kjo sallë e mbushur plot me europianë, ne ja dolëm ta zgjidhnim. Me këto negociata do duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krjon vetëm për arsye elektorale ndërmjet dy popujve tanë. Ju jeni pasqyra më besnike  e asaj që në të vërtetë është populli shqiptar. Ju i treguat popullit grek se sa të ndryshëm ishit nga imazhi i rremë i viteve ’90.

Ju jeni sot shembulli i integrimit nëpërmjet punës. Çdonjëri nga ju këtu është punëtor i mirë. Jeni shembulli se dija ju ka sjellë këtu si qytetarë të lirë europianë. Sot asnjëri nga ju nuk mund të shikohet nga lart poshtë dhe kush e bën këtë gabim e bën për arsye të verbëra nacionaliste. Shqipëria e do Greqinë, aleate dhe partnere. Shqipëria nuk është ajo edhe e para 10 viteve më parë, Shqipëria sot qëndron drejt, shikon drejt, dhe me dorën e shtrirë të miqësisë ndaj popullit mik dhe vëlla grek.

Ne e dimë se ju keni problemet dhe hallet tuaja. Por ne jemi krenar se kemi bërë shumë nën drejtimin e Edi Ramës për të ndryshuar në aspekte pozitive raportin me ju, ashtu sikundër dimë që shumë kemi për të bërë për ju sidomos në aspektin e shërbimeve.

Dimë se përsëri keni probleme me pronat në zonat rurale të Shqipërisë. Ju premtojmë nga kjo sallë se shumë shpejt qeverisja do zgjidhë problemin e pronave për të gjithë ju.

Me vizioni e Shiqpërisë 2023 ne ju shohim si investitorë të kursimeve tuaja, në zhvillimin e industrisë tonë të re të turizmit. Shqipëria do të jetë kampione e turizmit në Ballkan.

Kini besim te Kryeministri ynë Edi Rama i cili gjithmonë thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Edi Rama dhe ne që qeverisim Shqipërinë do ta bëjmë të drejtën e votës tuaj një realitet në politikën shqiptare”, u shpreh Blendi Klosi.


Spiropali: Ju jeni krenaria e shqiptarëve!

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj të mbajtur gjatë takimit të zhvilluar me shqiptarët në Athinë, falenderoi qytetarët shqiptarë për mikpritjen madhështore.

Ndër të tjera gjatë fjalës së saj Spiropali ftoi shqiptarët që jetojnë në Greqi të rikthehen. Spiropali ngriti lart figurën e shqiptarëve të cilët me punën e ndershme arritën të ngrinin lart emrin e shqiptarëve dhe në shtetin Grek.

Elisa Spiropali: Një përqafim për çdo bir nëne që flet shqip në këtë vend që kanë ardhur dhe po e ndjekn këtë Kuvend nga katër skajet e Greqisë. Miq motra dhe vëllezërt, sa herë vë këmbën në Greqi më vjën mendimi kur perdja e hekurt e komunizmit ra dhe kuptuam se ishim të varfër. Atëher Greqia fqinji ynë shekullor u shfaq pas asaj perdje. Krahë grekësh fisnike u zgjatën kur ne u shfaqëm e ndan me ne bukë e kripë. Dhjetra mijëra histori suksesi hosdhën gfarën e tyre në atë ribvashkim fatesh ku pati edhe fraktura. Pjesa tjetër është histori e një ndryshimi epokal. Shqiptarët e Tiranës, shqiptarët e vjetër e të rinj dhe grekët e lindur e të rritur këtu, ndajnë sot gotën e uzos e rakisë dhe vallëzojnë greqisht.

Duke ju parë sot ju këtu e shqiptarët kudo janë kjo sallë që u bë një fortëse më vjen të bërtasë sa shumë ka ndryshuar koha e shiptarëve dhe Shqipërisë. Ndryshe nga Majlinda dhe Romina lidhja e trungut tim me Greqinë kalon përmes dellit suliot të nënës time të lindur në Tiranë. Nëna ime u martua me babin ortodoks, ku as feja dhe origjina nuk kanë qenë pengesë për tu bashkuar. Në këtë hapësirë e di që sot jeni mbeldhur për të dëgjuar fjalën e dikujt që rreth 25 vite me parë ishte emigrant. Ai sot është kryeministri i vendit tuaj. Kryeministri i një vendi ku natyrisht ka ende plagë për të shërruar dhe rrugë për të bërë deri në sheshin e flamujvë të Bashkimit Europian, por mjafton të mendosh se çfarë marrëzie ishte kur ju ikët nga Shqipëria e deri pak vite më parë që ta mendoje që vendi ynë do të bëhej magneti i mbi 10 milion turistëve në një vit mes të cilëve edhe grekë.

Shqipëria e sotme nuk është ende vendi ku kush kthehet e gjen të shtruar rrugën, por është vendi ku kush kthehet me kursime të punës në emigracion i ka të gjitha për t’i hapur vetes rrugën. Ju po vini gjithnjë e më të shumtë për ta parë Itakën tuaj kur të mundeni. Shqipëria po bëhet, po bëhet më e zonja më e fortë. Duke prodhuar nga toka e të parëve me dijet e saj të reja. Dje ishit ju që e mbajtët Shqipërinë me bukë, sot Shqipëria mund t’ju mbajë juve, por gjithsesi falë jush sot ka ndodhur mrekullia sepse ju respektoheni për punën tuaj dhe s’keni siklet të thoni emrin shqiptarë. Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe e më të fortë. Sot ka Shqipëri edhe këtu si një herë e një kohë kur këtu flitej shqip në të katër anët dhe shqiptarët ishin pjesë krenare e jetës së Greqisë. Sot njësoj si grekët ju i përkisni tashmë jo vetëm me zakon, por edhe me ligj këtij vendi. Duke ndjekur gjurmën tuaj unë kujtoja se palestra e Parlamentit m’i kishte neutralizuar emocionet e herëve të para në podiume, po tani që fjalimit tim i erdhi fundi mund t’ju rëfehem që mbrëm s’kam vënë gjumë në sy dhe sot e kam të vështirë të flas më tej sepse kjo sallë dhe këto duartrokitje flasin vetë. Ju jeni krenaria e shqiptarëve. Rroft Shqipëria!  


Ora 11:10 – Kryeministri Rama mbërrin në stadiumin Galatsi


Ora 10:26 – Rama mbërrin në aeroportin e Athinës, pamjet kur zbret nga aeroplani “Air Albania”

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron ka mbërritur në Athinë për takimin me emigrantët shqiptarë.

Ky është momenti kur Kryeministri zbret nga avioni “Air albania” dhe pritet nga ambasadorja shqiptare në Athinë.


Kryeministri Rama postim në Facebook pasi zbriti nga aeroplani:


Emigrantët shqiptarë kanë mbushur sallën “Christmas Theater” në stadiumin Galatsi të Athinës për takimin me Kryeministrin Edi Rama.

Me këngë shqiptare dhe flamuj kuqezi ka nisur ky aktivitet. Këto janë pamjet nga brenda sallës ku do të mbajë fjalimin Kryeministri, video e sjellë nga gazetari i Klan News Enkeld Xhangoli që ndjek vizitën e Kryeministrit në Athinë. Në këtë takim marrin pjesë rreth 5000-7000 shqiptarë.

Ndërkohë që pala greke ka marrë masa të forta sigurie për vizitën e Kryeministrit shqiptar, edhe pse është një vizitë private dhe nuk ka të parashikuar në axhendë takim me ndonjë zyrtar grek.

Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga rreth 100 bashkëpuntorë të tij ministra e deputetë, si dhe rreth 50 gazetarë.

Takimi do të nisë në orën 11:00 me kohën lokale me performancat e këngëtarëve Era Rusi, Ylli Baka, Noizy. Më pas do të vijojë me fjalimet e Elisa Spiropalit, Blendi Klosit dhe në fund Kryeministri Edi Rama.


/tvklan.al