Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook” se është takuar me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aljev në Turqi. Ata kanë vendosur disa piketa mbi bashkëpunimin  në sektorin e energjisë dhe turizmit. Në këtë takim kryeministri jonë ka qenë i shoqëruar edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

(Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)”, ka shkruar kryeministri Rama krahas fotos.

Më herët, kryeministri Rama ka postuar një foto me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë, ecuria e bashkëpunimit dypalësh, situata në Ballkanin Perëndimor etj. /tvklan.al