Të hënën, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Brukselit në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Kreu i qeverisë do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, me të cilin do të diskutojë ecurinë e negociatave, me theks të veçantë te reformat në drejtësi dhe përmbushja e standardeve të kërkuara nga vendet anëtare.
Shqipëria ende nuk ka marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit për kapitujt 23 dhe 24, i njohur si IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare, nuk mund të nisë procesi i mbylljes së grupkapitujve.
Me metodologjinë e re të negociatave, procesi parashikon mundësinë që një shtet anëtar të kërkojë rikthimin e kapitujve në faza të mëparshme, nëse vlerëson se kushtet nuk janë përmbushur. Kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me gjyqësorin dhe të drejtat themelore, janë hapur të parët dhe do të mbyllen të fundit, duke mbetur thelbësorë për të gjithë procesin.
Nga ana tjetër, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, është shprehur optimist për ecurinë e negociatave. Sipas tij, në nëntor pritet të hapet zyrtarisht grupkapitulli i fundit, ndërsa mbyllja e tyre mund të nisë vitin e ardhshëm.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
