Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj sulmeve kibernetike që, sipas tij, po ndodhin ndaj biznesit dhe sipërmarrjes, kryesisht turistike, në vendin tonë. Teksa publikon një analizë të një medieje vendase, ai thotë se turizmi u sulmua në mes të sezonit.
“Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit.
…një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin.”
Më pas, Rama solli edhe shembullin e Kalasë së Rozafës, që gjithashtu është goditur me komente dhe vlerësime negative online.
“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni, o patriota, apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi te koha kur hanim njëri-tjetrin, ëëë?! Uroj që Prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi.”
Kryeministri Rama është shprehur se kjo që ka ndodhur me bizneset është një turp alla-shqiptar i ushtruar nga 10 mijë llogari të hapura enkas nga të njëjtët persona që kanë marrë peng protestën e flamingove.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 