Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Greqisë. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphi-t, i cili mbledh lider politikë, ekonomikë dhe ekspertë nga vende të ndryshme për të diskutuar mbi zhvillimet globale dhe rajonale.
Rama do të mbajë fjalim të mërkurën pasdite. Mediat në vendin fqinj raportojnë se nuk përjashtohet një takim kokë më kokë mes Ramës dhe homologut grek, Kiriakos Mitsotakis.
Një takim i mundshëm mes dy liderëve vjen në një moment të rendësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve për të avancuar në çështjet me interes të përbashkët, që nga bashkëpunimi ekonomik, integrimi europian, kufinjtë detar apo edhe të drejtat e minoriteteve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
