Nga Roma, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Barcelonës ku, me ftesë të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, do të jetë pjesëmarrës në samitin e 4‑t “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që mbahet sot dhe nesër.
Janë afro 116 folës dhe Rama do të mbajë fjalimin e tij në ditën e dytë, ku do të flitet për Institucionet dhe Multilateralizmin si edhe për “Dezinformimin dhe teknologjinë digjitale”.
Gjatë samitit, kryeministri Rama ka planifikuar takime bilaterale me kryeministrin Sánchez dhe Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 