Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të hënën drejt Brukselit për t’u takuar me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Tv Klan mëson se Rama dhe Costa do të kenë një darkë informale për të folur mbi ecurinë e procesit të integrimit.
Kryeministri do të jetë i shoqëruar nga ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, e cila mban edhe detyrën e numrit dy të ekipit negociator me Brukselin, Adea Pirdeni.
Nuk bëhet e ditur nëse Rama do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të Komisionit Europian gjatë qëndrimit në Bruksel.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 