Në Valias për pallatet e reja dhe në një shtëpi të re në Kamëz

Pas zgjedhjeve të gjitha daljet publike të kryeministrit janë përqendruar tek inspektimi i ecurisë së projekteve të rindërtimit.

Në Valias po ndërtohet një bllok prej 21 pallatesh e që në përfundim do të strehohen 280 familje që ngehen pa strehë pas tërmetit të 26 Nëntorit të 2019.

“ka përfunduar infrastruktura nëntokësore, kompleksi i godinave të banimit do të jetë gati në Dhjetor së bashku me parkimin, njësitë e shërbimit, shëtitoren, kopshtin, çerdhen dhe shkollën aty pranë”.

Në Kamëz u ndal të vizitojë 2 familje që kanë hyrë në banesat e reja individuale.

Opozita gjatë fushatës zgjedhore e akuzoi jo pak herë qeverinë se ka dështuar me programin e rindërtimit, por kjo e fundit ka premtuar se deri në Dhjetor të këtij viti do të jetë përmbyllur i gjithë ky proces në të gjitha qarqet që u prekën nga goditja sizmike.

Tv Klan