Dy javë nga nisja e dëgjesave në kuadër të nismës “Prania Besnike”, duket se qytetarët kanë shtuar ankesat dhe kërkesat në takimet me deputetët socialistë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa nga diskutimet me të deleguarit politikë, të cilët kanë paraqitur një pasqyrë të problematikave dhe çështjet që janë përcjellë për zgjidhje pranë institucioneve përgjegjëse.
Krahas shifrave të raportuara, drejtuesit kanë evidentuar edhe numrin e rasteve të referuara për zgjidhje, ndërsa në disa qarqe është vënë theksi te rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama kërkoi që ky proces të mos kufizohet vetëm te mbledhja dhe përcjellja e ankesave, por të ndihmojë funksionimin e institucioneve.
“Nuk është ideja thjesht që ne të marrim halle e të çojmë halle. Këtu ideja është që ky proces të vijojë sa më mirë. Të vazhdojmë sipas objektivave dhe sipas planeve”, tha Rama.
Dëgjesat me qytetarët zhvillohen çdo të premte, në orën 17:00 në çdo qytet dhe sipas porosisë së kryesocialistit Rama ato duhet të jenë takime pa kamera, me qëllim që qytetarët të shprehin lirshëm shqetësimet e tyre, duke u respektuar privatësia.
Krahas deputetëve, sipas një kalendari të përcaktuar takime me qytetarët do të kenë edhe ministrat.
/tvklan.al












Botërori 2026 