E preferuar për rërën kurative, ujin e pastër dhe pamjen e rrallë “Rana e Hedhun” në Shëngjin, edhe këtë vit mbetet në “top listën” e plazheve me të kerkuara të Lezhës.

“Edhe këtë vit, zona e “Ranës së Hedhun” vijon të jetë destinacioni i preferuar për turistët vendas, por edhe për ata të huaj. Ata e zgjedhin për qetësinë, për bukurinë dhe për çmimet tejet konkurruese”, raporton gazetari Martin Marku.

Resortet në këtë zonë po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa prenotimet vijojnë edhe për muajin Shtator.

Ildis Arrnjeti: Edhe në muajin Shtator kemi pasur shumë, kemi qenë gati “full”, turistët kosovarë nuk kanë munguar, si çdo vit tjetër, por këtë vit kemi pasur rritje të ndjeshme edhe nga vendet Nordike, edhe nga vendet Perëndimore.

Pushuesit kanë kureshtje ndaj zonës në përgjithësi, të cilën e vlerësojnë maksimalisht për atë çfarë ofron.

“Vend shumë i mirë, uji është shumë i pastër.”

“Rana e Hedhun” është një oaz i bukur i zbuluar vitet e fundit, ku një vëmëndje të veçante po merr edhe nga të huajt. Në 3 kilometra vijë bregdetare, plazhi i “Ranës së Hedhun” është atraksioni më i madh turistik edhe i kësaj vere.

Tv Klan