Raporti i oficerit të lartë amerikan, Kevin Teter, ka mbyllur shumë diskutime dhe dilema lidhur me vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka në 12 Shtator në Korçë.

Hipotezat e hedhura në shtyp ishin të ndryshme dhe në thelb kishin pikëpyetjet mbi shkaqet dhe motivet që çuan Kosta Trebickën në një zonë të largët, i vetëm për gjah.

Po për çfarë arsyesh u ngrit kjo amulli në informacionin e servirur në shtyp, kush ishin shkaqet dhe informacionet që çuan zyrtarë të lartë të policisë së shtetit të deklaronin vetëm pak orë më pas se Kosta Trebicka ka gjetur vdekjen në një aksident.

Në raportin e ekspertëve të saj thuhet se nga analizat dhe veçoritë e jashtme dhe te brendshme shkaku i vdekjes së viktimës është politrauma e shoqëruar me shembje të kokës dhe gjoksit dhe dëmtime të organeve përkatëse me mekanizmin e goditjes, përplasjes, këto karakteristikë e traumave automobilistike.

Grupi i ekspertëve mjekoligjor e ka kryer dy herë ekzaminimin e trupit në morgun e spitalit të Korçës, por misterin për këtë vdekje tragjike nuk do ta shuante as fluturimi me helikopter i zonjës Ina Rama në vendin e ngjarjes dhe as raporti i ekspertëve të mjekësisë ligjore.

Kërkesa e prezencës së një eksperti të huaj në vendin ku u gjet pa jetë trupi i Trebickës kishte mbërritur përtej kufijve në Amerikë.

Kevin Teter do të ishte personi i përzgjedhur për t’u vënë në dispozicion të hetimeve për një tjetër akt ekspertimi, atë të automjetit me të cilin udhëtonte i ndjeri.

Teter ka përfunduar një raport përfundimtar dhe teknik prej pesë faqesh në të cilën shpjegon në përgjithësi ligjore gjithçka ka konstatuar, datën dhe orën e saktë të përplasjes së makinës me drejtuesin e saj, Kosta Trebickën si dhe gjitha dinamikën e atyre momenteve fatkeqe që shoqëruan të ndjerin në këtë aksident tragjik./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani