Çmimet e mallrave të konsumit gjatë muajit Korrik shënuan një ulje të lehtë krahasuar me një muaj më parë.
Sipas Institutit të Statistikave, muajin e kaluar inflacioni shënoi nivelin 2.7%, duke u ulur me 0.2%, ulje kjo e ndikuar kryesisht nga shtimi i prodhimeve vendase në tregje.
Irena Lumi: “Indeksi i grupit të ushqimeve dhe pije joalkoolike shënoi një ulje prej 0.4%. Brenda këtij grupi mund të përmendim uljen e çmimeve të produkteve në nëngrupet: zarzavate me 2.1%, peshk me 0.9%, qumësht, djathë dhe vezë me 0.1%.”
Rritje të çmimit gjatë muajit Korrik ka shënuar grupi transport, konkretisht karburantet.
Irena Lumi: “Indeksi i grupit transport ka shënuar një rritje me 0.6%. Gjatë muajit korrik, çmimi i naftës shënoi një rritje me 2.0% dhe çmimi i benzinës një rritje me 0.7%.”
Gjatë sezonit veror, çmimet e konsumit, kryesisht fruta-perimet, shënojnë nivelet më të ulëta krahasuar me muajt e tjerë të vitit, pasi në këtë kohë tregjet dominohen nga prodhimet shqiptare, çka sjell edhe ulje të çmimit./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 