Joao Cancelo lë grumbullimin e izolohet, Santos thërret Dalot

Ndryshon lista e kombëtares portugeze. Në prag të duelit të parë të grupit F ndaj Hungarisë, skuadra e drejtuar nga Fernando Santos ka marrë një lajm aspak të mirë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Joao Cancelo ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke lënë menjëherë grumbullimin dhe hyrë në izolim.

“Me përjashtim të Cancelo, lojtarët dhe stafi është i gjithi negativ kundrejt Covid-19. Autoritetet shëndetësore hungareze janë bërë të vetëdijshme për respektimin e procedurave të mbrojtjes, të respektuara plotësisht sipas protokollit të UEFA-s, në një grup që gjithashtu ka një shkallë të lartë të mbulimit të vaksinimit dhe kanë autorizuar ekipin kombëtar të respektojë planin e përcaktuar për Kampionatin Evropian pa asnjë ndryshim”, thuhet në njoftimin e federatës portugeze të futbollit.

Në vendin e tij, tekniku Santos ka thirrur në skuadër Diogo Dalot, protagonist në Kampionatin Europian për moshat deri në 21-vjeç, ku u shpall nënkampion i kontinentit.

Klan News