Aurora dhe Mira janë njohur nga një rastësi e çuditshme dhe e vështirë prej së cilës kanë krijuar një miqësi të palëkundur. Në vitin 2021, Aurora u detyrua të kthehej në Shqipëri për t’iu gjendur pranë vëllait të saj që kishte pësuar një problem të rëndë shëndetësor.

Vajzat nuk njiheshin nga afër, por punëmarrësja e tyre në Athinë i ndërlidhi me njëra-tjetrën. Mira e priti Aurorën në Tiranë dhe i dha çelësat e shtëpisë që ditën e parë, edhe pse nuk e dinte se kush ishte. Ajo iu gjend pranë në gjithçka për një muaj të tërë, pa ia lëshuar asnjëherë dorën.

Aurora ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” vetëm për ta falenderuar përzemërsisht. Mes lotësh, të dy gratë japin një mesazh të bukur mirësie në rubrikën e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan.

Aurora: Të jam mirënjohëse për gjithçka që ke bërë për mua. Ti e di shumë mirë pjesën që kemi kaluar me vëllain. Të falenderoj jashtëzakonisht. Ti në familjen time je si motër, si nënë, si gjithçka, edhe te motrat dhe vëllezërit e mi.

Mira: Ti e ke bërë, ti i ke thënë falenderimet e tua, ti edhe vëllai jot.

Aurora: Të jam mirënjohëse gjithë jetën, shumë faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua dhe familjen time. Të uroj të gjitha të mirat, të kesh shëndet e jetë sa më të gjatë me Stelën. Të dua  shumë!

Mira: Është një motër e përkryer. Unë bëj me të vërtetë për njerëzit, por kjo heroinë çfarë ka bërë për atë vëlla…la familjen.

Ardit Gjebrea: Shiko, që motra do bëjë për vëllain është normale, por që një njeri nuk njeh fare dikë tjetër dhe të bëjë  kaq shumë për të,heroina në këtë rast mendoj që je ti.

Mira: Ardit, ne jemi shqiptarë. Zonja që unë kam punuar që unë siç ju thashë, flas akoma që kam gjithë këto vite që jam kthyer në Shqipëri, kam akoma miqësi, Aurora punonte atje, fëmijët që unë i  prita nga materniteti, Aurora po i rriste për në shkollë. Kur ajo ma thotë dhe unë ditën tjetër i them Aurorën e kam në shtëpi, më thotë mua “çfarë thua, si në shtëpi, pse nuk e çove në hotel?” I thashë dëgjo se edhe atë unë e kam rritur se është shumë e vogël, e kam njohur 23 vjeçe kur unë shkova në punë tek ajo. I thashë dëgjo, ne jemi shqiptarë. Ne nuk i lëmë dot njerëzit te dera me valixhe e aq më tepër që ma ke sjellë ti, por edhe ti mos të ma sillje, si mund ta çoj një gocë të vetme, ajo është vetëm, si mund ta çoj në hotel, si t’i them kur unë kam gjithë këtë shtëpi të madhe, nuk më shqetëson. Jo, do ta mbaj këtu. “Bravo”, tha, “do e mbash aty?” Po, po i thashë, as nuk e vë në diskutim se nuk ka në burrë për krahu, është vetëm, ku do të shkojë, ku do të vijë? Dhe kur i them Aurorës, më thotë “unë do të rri këtu? Me të vërtetë do më mbash?” Çfarë thua i thashë, ne jemi vetëm, tre goca, do kalojmë bukur dhe me të vërtetë kaluam bukur derisa vëllai u bë mirë shyqyr Zotit dhe iku me këmbët e veta në Athinë./tvklan.al