Kryeministri poston mesazhin për ripërtëritjen e mjedisit

Kryeministri Rama ka pasur një reagim menjëherë pas publikimit të lajmit për shpalljen “Non grata” të ish-Kryeministrit Sali Berisha. Por postimi i Ramës në rrjetet sociale preku një temë tjetër, megjithëse erdhi pak momente pasi Sekretari i Shtetit, Antoni Blinken ka lajmëruar vendimin e Departamentit të Shtetit.

Kryeministri ka shkruar një status ku shprehet për një ripërtëritje të mjedisit falë Moratoriumit të Pyjeve dhe të Gjuetisë.

Sipas tij, Shqipëria tanimë “konsiderohet një qendër e preferuar e Shpendëve të Rrallë dhe për herë të parë kërkuesit kanë hasur çiftin e qyqes me çafkë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ku ka lëshuar vezë, duke shtuar familjen e larmishme të shpendëve në këtë vend të bekuar”.

Tv Klan