Napoli u mposht 2-1 nga Milani, në një ndeshje ku vëmendje të madhe tërhoqi edhe një episod në pjesën e dytë.

Në momentin e zëvendësimit, Kevin De Bruyne, u shfaq totalisht i pakënaqur, teksa i drejtohej stolit.

Në lidhje me këtë, foli edhe trajneri Antonio Conte, i cili theksoi se shpreson që reagimi të ketë qenë për rezultatin dhe jo për zëvendësimin.

“Shpresoj që reagimi pas zëvendësimit të ketë qenë për ndeshjen dhe jo për arsyen që e largova nga fusha. Në të kundërt është ngatërruar me personin e gabuar”, u shpreh Conte.

/tvklan.al