Real Madrid dhe Kylian Mbappé prej javësh po bisedojnë për të nënshkruar marrëveshjen e cila sipas shtypit botëror do të ishte për 5 sezone.

Çështje të tilla si paga, shpërblimet dhe përqindjet që do të shpërndaheshin për të drejtat e imazhit janë zgjidhur tashmë.

Por ka një pikë që shoqëruesit e sulmuesit 25-vjeçar i kanë vënë theksin më të madh. Behët fjalë për Lojërat Olimpike Paris 2024, një ngjarje në të cilën Kylian Mbappé do të ishte imazhi i dukshëm i sportit francez, përveçse figura kryesore në ekipin që do të drejtohet nga Thierry Henry dhe që kërkuar medaljen e tretë të artë në histori.

Mediat spanjolle shkruajnë se Real Madrid tashmë ka dhënë OK që Mbappé të jetë në garën olimpike. Nuk ka asnjë detyrim nga ana e klubeve për të hequr dorë nga futbollistët, duke qenë se Lojërat Olimpike nuk janë pjesë e kalendarit të FIFA-s.

Por nga ana tjetër kjo do të thotë se pas Europianit dhe Olimpiadës, Mbappé do të jetë i disponueshëm për Realin vetëm pak ditë para fillimit të kampionatit. Java e parë do të luhet më 16 Gusht.

Tv Klan

/tvklan.al