Franco Mastantuono është afrimi i radhës te Real Madrid. Njoftimi është dhënë nga vetë klubi spanjoll, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Talenti 17-vjeçar vjen nga argjentinasit e River Plate, ndërsa me Realin ka firmosur kontratë deri në vitin 2031.
Në Botërorin e klubeve, sulmuesi do të luajë për skuadrën argjentinase, ndërsa me madrilenët do të bashkohet në muajin gusht.
🤩 #WelcomeMastantuono 🤩 pic.twitter.com/hn10g3wdxO
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 13, 2025
Për shërbimet e Mastantuono ishte e interesuar edhe PSG-ja, por te Reali u treguan më të shpejtë për të mbyllur akordin.
Marrëveshja mes dy klubeve u arrit për shumën e 40 milionë eurove, të cilat shkojnë në arkat e River Plate.
Mastantuono bëhet afrimi i tretë te Real Madrid, pas Trent Alexander Arnold dhe Dean Huijsen. /tvklan.al












Botërori 2026 
