Real Madrid ka njoftuar një rinovim të rëndësishëm. Portieri Andriy Lunin, ka zgjatur bashkëpunimin me spanjollët, deri në vitin 2030.

Njoftimi zyrtar ka ardhur nga klubi i Real Madrid. Lunin ishte vendimtar për skuadrën në sezonin e fundit, në fitimin e La Ligës dhe Champions League.

Rikthimi i Thibaut Courtois nga dëmtimi, bëri që Lunin të kalojë sërish portier i dytë në skuadër. Ukrainasi kishte edhe një vit në kontratë dhe palët vendosën të zgjasin bashkëpunimin, për gjashtë vitet e ardhshme.

Lunin shpreson se do të ketë më shumë minuta në dispozicion, për të treguar aftësitë e tij, ashtu siç bëri në sezonin e kaluar, kur i rrëmbeu vendin Kepa-s. /tvklan.al