Një Real Madrid ende në ndërtim e sipër fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Deportivo La Coruna, në miqësoren për trofeun Teresa Herrera, por paraqitja la më shumë pikëpyetje sesa siguri.

Ironia ishte se stadiumi Riasor u errësua gjatë eklipsit, ndërsa në fushë ishte Real Madridi ai që dukej i humbur për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Mourinho vazhdoi eksperimentet në mesfushë, me Camavingan përpara mbrojtjes, ndërsa Deportivo ishte më i organizuar. Madridi pati pak raste dhe shpesh vuajti në qarkullimin e topit.

Por në fund të pjesës së parë erdhi momenti që vendosi ndeshjen. Lunin, me një pasim të gjatë fantastik me dorë, gjeti Brahim Dias në thellësi.

Marokeni e kontrolloi topin në vrapim e sipër dhe shënoi një gol spektakolar, në atë që mund të quhet kundërsulm “vrasës”. 

Pas pushimit, ndryshimet e Mourinhos e përmirësuan Madridin teksa Bernardo Silva u përfshi më shumë. Ndeshja mbaron 1 me 0 dhe një tjetër test i kaluar.

Dhe në fund, momenti më argëtues erdhi pas takimit: Vinicius Junior u pa duke qeshur dhe duke komentuar madhësinë e trofeut Teresa Herrera.

Një kupë gjigante, me formën e Kullës së Herkulit, aq e madhe sa vështirë të mos tërheqë vëmendjen.

Klan News

/tvklan.al