Reali i Madridit ka siguruar fitoren e pestë radhazi në La Liga për të kapur Barcelonën në krye të klasifikimit. Këtë herë skuadra e Murinjos mundi 0-3 Valencian në transfertë.

Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nder të sulmuesit të Tenerifes, Hezus De Migel, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike pasi mori një goditje gjatë ndeshjes.

Më pas ishte momenti për spektaklin e madrilenëve. Federiko Valverde kaloi në avantazh “Galaktikët” me një të djathtë të fortë nga jashtë zone.

Ky gol çliroi skuadrën e Murinjos, që nisi të sulmonte dhe shumë shpejt shënoi edhe golin e dytë të sfidës. Ai mbante firmën e Arda Gylerit, që përfitoi nga një rrëmujë brenda zonës për të goditur me forcë.

Në festën e golave mori pjesë edhe Mbappe. Për francezin ishte goli i 13-të sezonal në La Liga. Me këtë fitore, Reali barazoi Barcelonën me 30 pikë, që sot në mbrëmje do të luajë ndeshjen vendimtare dhe të rëndësishme kundër Atletikos së Madridit në transfertë. Edhe këta të fundit janë në garë për pjesën e sipërme të tabelës dhe me një fitore mund të siguronin kreun e klasifikimit.

Tv Klan

/tvklan.al