Dhjetra refugjatë sirianë janë strehuar brenda një tempulli 1,900-vjeçar kushtuar Zeusit, pas mbipopullimit të kampeve, në kohë pandemie.

Pasi largimit nga shtëpitë e tyre gjatë konfliktit nëntë vjeçar, refugjatët janë zhvendosur në kampin e improvizuar mes rrënojave romake në zonën e Baqirha, jo shumë larg nga kufiri turk.

Siria është e mbushur me vende arkeologjike, nga tempujt Romakë dhe kështjellat e Kryqtarëve deri te monumente të epokës Osmane, ndërsa Baqirha është një vend me rrënoja shekullore Romake dhe Bizantine, i ruajtur nga UNESCO.

Pothuajse një milion sirianë janë larguar nga shtëpitë e tyre dimrin e kaluar, gjatë sulmit të fundit të rebelëve të Sirisë në Idlib.

Edhe pse, pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim nga mbështetësi i rebelëve Turqia dhe nga aleati i regjimit Rusia, luftimet kryesisht janë ndalu. Janë më pak se një e katërta e të zhvendosurve, të cilët janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Presidenti sirian Bashar al-Assad gjatë një konference të mbajtur me Rusinë është shprehur se pothuajse 5.6 milion refugjatë sirianë të larguar që nga viti 2011, nuk janë kthyer në vend për shkak të të sanksioneve amerikane dhe ‘presionit ose frikës’, nga vendet në të cilat janë strehuar.

Ndërsa, Britania së bashku me kombet e tjera evropiane, kanë thënë se nuk është e sigurt që refugjatët të kthehen, përderisa Bashar al-Assad vazhdon të qëndrojë në pushtet./tvklan.al