Carl Rinsch, një prej regjisorëve më të famshëm të Hollywood është vënë në pranga pasi i grabiti miliona dollarë kompanisë kinematografike Netflix, përmes skemave të mashtrimit financiar.

Regjisori i filmit aventure “47 Ronin” akuzohet se përvetësoi 11 milionë dollarë nga kjo kompani dhe i kishte investuar në kriptomonedha dhe blerjen e dy makinave luksoze, një Ferrari dhe një Rolls Royce.

Prokurorët thanë se Netflix kishte paguar 44 milionë dollarë për një shfaqje nën regjinë e tij. Produksionin e kishte lënë përgjysmë pasi u kishte thënë drejtuesve të kompanisë kinematografike se i duheshin fonde shtesë rreth 11 milionë, të cilat kompania kishte pranuar t’ia paguante.

Megjithatë, shfaqja nuk u përfundua kurrë dhe kjo shqetësoi drejtuesit e Netflix, të cilët e paditën dhe tashmë regjisorit i duhet të përballet me akuza për mashtrime financiare, duke rrezikuar disa vite burg.

Tv Klan