“Lagja e Artistëve” te Komuna e Parisit është transformuar në një hapësirë fantastike për komunitetin nga Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe u shpreh se, me investimin e bërë këtu, “Lagjja e Artistëve” merr mbrapsht atë çfarë i ka dhënë Shqipërisë në kaq shumë vite, duke përmendur kontributin në fushën e artit dhe kulturës.

Më tej, Veliaj u ndal edhe te hapësirat kushtuar artit në kryeqytet. Ai tha se investimi në art dhe kulturë, gjatë këtyre viteve, ka prodhuar shtim të numrit të turistëve në vendin tonë.

Ndër të tjera, falenderoi punonjësit e bashkisë për punën e mirë të bërë me rehabilitimin e lagjes.

Klan News