Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës. Zjarri ka nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe është përhapur me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era e fortë.

Pas më shumë se 12 orësh punë dhe ndërhyrjen e 3 mjeteve zjarrëfikëse në terren është bërë e mundur shuarja e flakëve. Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha u shpreh se po punohet për hapjen e landfilldit të Sherishtës në mënyrë që kjo situatë alarmante për të gjithë qytetin të marrë fundë.

“Zjarri ka filluar që mbrëmë rreth orës 10, në përgjithësi është menaxhuar. Ka më shumë prezencë tymi aktualisht. Nuk kam informacion të saktë nëse është i qëllimshëm, mirë është që të ketë angazhim dhe nga instanca të tjera”, tha ai.


Shpesh herë fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët të cilat çlirojnë tym toksik duke sjellë dhe shqetësime për qytetarët e Vlorës, por dhe për turistët. E vetmja zgjidhje sipas specialistëve është largimi i mbetjeve drejt lanfillldit të Sherishtës.

/tvklan.al