Një tjetër personazh publik i dorëzohet Doktor Plastik VIP.
Këngëtari Reinaldo Gaçi, pas vitesh të tëra probleme me frymëmarrjen, por edhe i pakënaqur me formën e hundës së tij, i drejtohet Doktor Plastik VIP dhe Doktor Kostandin Ballomës nga Klinika Luis Medical Center për të bërë një rinoplastikë.
Që në fillim doktori e refuzoi kërkesën e këngëtarit për të pasur një formë hunde me hark, duke i sugjeruar një formë natyrale që i përshtatet jo vetëm tipareve të tij, por edhe profilit mashkullor.
“Kur na vijnë pacientë me kërkesa të tilla, ne mundohemi t’ia bëjmë të ditur që ne nuk ngjisim hundë, por punojmë mbi atë hundë që kemi, duke korrigjuar defektet estetike dhe ato funksionale, por mundohemi të ruajmë edhe natyralitetin. Një hundë që duket e bërë, nuk është një hundë e bërë bukur”, thotë Dr. Balloma.
Në përfundim të episodit, këngëtari ndau eksperiencën e bukur të kaluar në Doktor Plastik dhe sidomos pjesa më e bukur ishte rekuperimi i shpejtë dhe pa dhimbje.
“Ndihem shumë mirë. Kam pak ato sikletet pas heqjes së tamponit por jam… ndryshimi duket që tani. Ishte një eksperiencë e bukur”, u shpreh Gaçi.
/tvklan.al












Botërori 2026 