Media gjermane e udhëtimeve dhe turizmit “Reise Reporter” i ka dedikuar një artikull bukurive të natyrës së Shqipërisë. Këtë shkrim të medias gjermane e ka shpërndarë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Kryeminstri Rama shkruan se “Reise Reporter” e përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për përvoja të turizmit natyror mes bukurisë së alpeve, pyjeve, liqeneve, kanioneve e plazheve.
Rama e quan këtë “ftesë të parfurmosur me të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë për vizitorët gjermanë”, për të cilët thotë se vitin e shkuar shkuan në 300 mijë.
“Media gjermane e udhëtimeve dhe turizmit “Reise Reporter” e përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për përvoja të turizmit natyror mes bukurisë së alpeve, pyjeve, liqeneve, kanioneve e plazheve, një ftesë e parfumosur me të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë për vizitorët gjermanë të cilët për vitin që shkoi na vizituan mbi 300 mijë”, shkruan kryeministri Rama.
/tvklan.al












Botërori 2026 
