Gara për Këpucën e Artë të Kupës së Botës është tepër interesante, por historia e vërtetë e këtij turneu deri tani po shkruhet nga një tjetër statistikë: autogolat. Që nga fillimi i fazës së grupeve, në Kupën e Botës 2026 janë shënuar plot 14 autogola, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 12 autogolash të vendosur në vitin 2018, që në atë kohë konsiderohej një shifër e pazakontë.

Deri në Kupën e Botës të zhvilluar në Katar, para vitit 2018, kishte nga tre deri në gjashtë autogola gjatë gjithë turneut, ndërsa në vitin 2022 u regjistruan vetëm dy të tillë. 12 nga autogolat u shënuan në fazën e grupeve, ndërsa dy të tjerë në ndeshjet e fundit kanë ndihmuar në rritjen e rekordit historik. Një nga rastet më të veçanta është ai i mbrojtësit egjiptian Mohamed Hany, i cili u bë lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që shënon dy autogola në të njëjtin turne. Ai ishte protagonist në dy ndeshje të ndryshme të Egjiptit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e ekipit të tij; gjithsesi, afrikanët kanë kaluar më tej.

Shtetet e Bashkuara janë ndër ekipet që kanë përfituar më shumë nga këto episode, duke shënuar dy herë nëpërmjet autogolave të kundërshtarëve, në ndeshjet ndaj Paraguajt dhe Australisë. Një rritje e ndjeshme e autogolave lidhet me zgjerimin e turneut në 48 skuadra, që ka sjellë më shumë ndeshje dhe diferenca më të mëdha mes ekipeve, duke rritur presionin në mbrojtje dhe gabimet individuale. Ekziston mundësia që ky rekord të thellohet edhe më tej, duke e bërë Kupën e Botës 2026 një nga edicionet më të pazakonta në aspektin statistikor.

Klan News

/tvklan.al