Ernest Muçi do të jetë futbollist i Trabzonsporit. Klubi turk ka vendosur të blejë kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese për 9.5 milionë euro, për të konfirmuar kështu potencialin e 25-vjeçarit për të ardhmen.
Pas një sezoni fantastik në futbollin turk, Muçi ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës, duke kontribuar me 15 gola dhe 9 asistime në të gjitha kompeticionet.
Sipas asaj që raportohet nga mediat turke, pagesa për transferimin e Muçit do të kryhet në pesë këste. Klubi turk pritet të paguajë këstin e parë deri më 20 maj, moment që do ta bëjë automatikisht transferimin e shqiptarit të përhershëm te Trabzonspor.
Nga kjo shitje e sulmuesit të Kombëtares, Beshiktashi duket se ka arritur dhe një tjetër “rekord”, pasi largimi i shqiptarit shënon “biznesin” e 5-të më fitimprurës në historinë e tyre.
Një rol të rëndësishëm në këtë vendim ka luajtur edhe dëshira e vetë lojtarit. Muçi nuk dëshironte rikthimin te Beşhiktaşh apo një largim tjetër, pasi ndihet i vlerësuar dhe ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij me fanellën bardhekaltër.
Palët janë pranë firmosjes së një kontrate trevjeçare, me Muçin që do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon, për tu bërë edhe lojtari kuqezi më i paguar.
Ylli shqiptar ka qenë protagonist në shumë sfida vendimtare këtë sezon, ndërsa momenti kulmor erdhi në gjysmëfinalen e kupës, ku shënoi golin spektakolar në minutën e 92-të, duke i dhënë fitoren Trabzonsporit dhe e ndihmuar për të shkuar në finalen e Kupës së Turqisë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
