Qendra Kulturore e Ministrisë së Mbrojtjes do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit një vepër prekëse kushtuar jetës dhe humbjes.
Shfaqjen “Requiem for the Living” e cila do të mbahet më 11 shtator, në kuadër të 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit të vitit 2001 në SHBA.
Nuk është vetëm një mbrëmje muzikore, por një moment kujtese për jetët e humbura në tragjedinë që tronditi botën, për të cilën Shqipëria edhe 25 vite më parë shprehu solidaritetin përmes një koncerti dedikuar kësaj ngjarje.
Shfaqja do të nisë me Requemin e kompozitorit amrikan Dan Forrest, dhe do të kapërcejë në kryevepra të tjera muzikore, edhe shqipatre, për të shprehur jo vetëm dhimbjen por edhe shpresën për dritën.
Josif Gjipali, Flaka Goranci, Diego Zelka do të jenë zërat e tjerë lirik që do të ngjiten në skenë shoqëruar nga pianisti i mirënjohur Ekland Hasa, dhe Orkestra Simfonike e Forcave të Aramatosura e dirigjuar nga Bujar Llapaj.
/tvklan.al












Botërori 2026 