Afro 1500 persona rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve masive që përfshinë zonën kufitare mes Nepalit dhe Kinës të mërkurën.
Shumica e personave të zhdukur raportohen të jenë turistë nga Europa, Shtetet e Bashkuara dhe Azia. Zona ku ndodhi përmbytja është e njohur për alpinistë dhe pelegrinë nga e gjithë bota.
Qindra raportohen të zhdukur edhe nga autoritetet kineze. Nuk është e qartë nëse të dhënat mes dy shteteve përputhen.
Paraprakisht, numri i viktimave raportohet të ketë shkuar në mbi 177, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve mes baltës dhe mbetjeve që la pas orteku.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se fshatra e zona të tëra të banuara janë zhdukur. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë të vështira për shkak të mbetjeve dhe nivelit të ujit.
Raportet paraprake nga zyrtarët nepalezë sugjeruan se një tërmet në zonë mund të ketë shkaktuar shembjen e pjesës së poshtme të një akullnaje dhe të ketë shkaktuar përmbytjet.
Por Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së më vonë tha se ajo që fillimisht u raportua si një tërmet ishte një tronditje sizmike e gjeneruar nga shembja e shkëmbinjve të akullit, si dhe rrjedha e mbeturinave.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
