Ditën e sotme, 17 shkurt, moti parashikohet me vranësira dhe me reshje shiu të dendura në disa zona.

Reshjet e shiut parashikohen që të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit dhe pritet të vijojnë herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët, herë-herës lokalisht deri mesatar, me shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, verilindje – lindje, në lartësitë mbi 500–700 metra, dhe në juglindje – jug, në lartësitë mbi 700–800 metra, do të ketë reshje dëbore.

Klan News

/tvklan.al