Shqipëria vijon të jetë nën kushtet e paqëndrueshme atmosferike si pasojë e stuhisë “Charles” që ka goditur edhe vende të tjera në Europë.
Më të prekura kanë qenë zonat veri-lindore të vendit.
Kështu, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së sotme në zonat malore të territorit të Bashkisë Shkodër, konkretisht në fshatin Theth, janë evidentuar prurje të konsiderueshme të përroit të fshatit.
Rritja e prurjeve ka shkaktuar daljen e ujit nga shtrati i përroit, duke sjellë prezence uji në disa bahçe dhe toka të banorëve të zonës.
Ndërkohë, aksi rrugor Theth–Ndërlysaj është momentalisht i bllokuar si pasojë e rënies së inerteve në trupin e rrugës.
Po merren masat e nevojshme për pastrimin e inerteve dhe rikthimin e qarkullimit rrugor.
/tvklan.al












Botërori 2026 