Qyteti i Vlorës është i mbuluar nga uji si pasojë ë reshjeve të shumta të shiut. Kolektorët kanë dalë jashtë funksionit për shkak edhe të baticave në dete.

Probleme më të shumta ka në rrugën Albano dhe Romina, rruga e portit, por edhe zona e Skelës. Autoritetet portale kanë njoftuar për pezullimin e lundrimit për varkat dhe mjetet e peshkimit.

Ndërsa transporti ndërkombetar i udhëtarëve ka vijuar normalisht. Dallgëzimi në det të hapur është 6 ballë.

Sipas sinoptikanëve reshjet do të vazhdojnë, intensiteti do të jetë i shtuar, ndërsa gjatë fundjavës zonat malore do të kenë edhe reshje dëbore. Temperatura do të ulen me disa gradë nën zero.

Klan News