Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë pas mesditës pothuajse të gjithë vendin, kanë shkaktuar përmbytje në Durrës.

Në shumë rrugë ka prezencë të lartë të ujit, siç shihet në këto pamje të sjella në redaksi nga gazetarja jonë në Durrës, Enkeleda Arapi.

Rritja e nivelit të ujit në rrugët e qytetit ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Meteorologët kanë paralajmëruar për reshje shiu me intensitet gjatë pasdites së sotme pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

/tvklan.al