Kjo kishë në fshatin Bishqethëm e cila ishte rrënuar po restaurohet. Është një prej objekteve të kultit më të vjetëra në vendin tonë ndërsa po ndërhyhet në muraturën dhe mbulesën e saj.

Për herë të parë që nga ndërtimi në vitin 1198, çatia e saj po rregullohet tërësisht.

“Kryesisht janë punimet e çatisë, domethënë, sepse është komplet jashtë pune e gjithë çatia dhe përforcim muresh”, u shpreh inxhinieri Josif Basha.  

Ndërhyrja kap vlerën e 10 milionë Lekëve, ndërsa pritet të përfundojë brenda 5 muajve. Faza e parë nuk përfshin ndërhyrjen për afresket e brendshme që janë dëmtuar.

“Presim një pjesë të dytë të restaurimeve. Po tani për tani jemi disi të kënaqur, të largojmë të paktën lagështirën, të mos dëmtohen më afresket”, tha At Thoma Bame.    

Kisha Fjetja e Shën Marisë që prej vitit 1960 është monument kulture i kategorisë së parë.

Klan News