Qëndrimet kritike të Elisa Spiropalit pas shkarkimit nga posti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, kanë shkaktuar polemika jo vetëm brenda grupit socialist, por edhe në opinionin publik.
Analisti Albatros Rexhaj, autor i një shkrimi me titull “Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë”, thotë në një intervistë për Klan Neës, se reagimet e saj nuk janë betejë parimesh, por strategji rikuperimi pas humbjes së pushtetit.
Sepse, siç e shtjellon ai edhe në analizën e tij, për të qenë e besueshme, ajo duhet të kishte folur kur ishte në pushtet.
“Kjo drejtorokracia që flet ishte edhe dje, nesë është e vërtet, por pyetja shtrohet? Pse nuk foli kur ishte ministre e Jashtme, kryetare Kuvendi”.
Rexhaj sjell si shembull disa vende europiane për të shpjeguar modelin e“drejtorokracisë” që përmend Spiropali në shkrimet e saj. Sipas analistit, deputetja socialiste nuk po kontribuon në këtë diskutim, por po e bën më parazit për interesa personale. Një qasje që, sipas tij, do t’i kushtojë shtrenjtë me bazën e partisë, pasi socialistët nuk do t’ia falin.
“Elisës nuk do ja falin ato socialistët e thjeshtë, ato që votojnë, pra Taulanti apo Damiani edhe mund t’ja falin, po ato jo”.
Sfidës “Më përjashto” që ish -ministrja i drejtoi kryeministrit, Rexhaj i përgjigjet duke thënë se Rama nuk është më në kushtet për të bërë hapa pas.
“Rama nuk duhet të bëj një hap pas… unë nuk e di ca vendimi do të marrë, ai mundet formalisht mos me e përjashtu, por në terma praktik duhet ta ekskomunikojë, dmth që formalisht je, por nuk je”.
Rexhaj thotë se kritikat e Spiropalit nuk janë të parat në selinë rozë. Por dallimi qëndron tek fakti se ish -ministrja problemet e shtëpisë politike duhet t’i trajtojë brenda shtëpisë politike, dhe jo në ekranet ndërkombëtare.
Ajo që e bën më të rëndë qasjen, sipas tij, është koha. Në një moment kur Shqipëria po diskuton mbylljen e kapitujve të negociatave, çdo plasaritje e brendshme shitet si dështim i shtetit dhe shërben si municion për opozitën, që kërkon shkak në çdo plasaritje për të çuar narrativën e dështimit në Bruksel. Spiropali, shpjegon analisti, po vepron si dikush jashtë partisë, si një aktiviste e ndonjë OJQ-je.
“Po vepron si OJQ….”
Rexhaj thotë se reformat e vërteta institucionale nuk vijnë nga deklaratat publike apo largimet bujshme, por nga puna e durueshme brenda sistemit.
Duke marrë shembuj nga rajoni, si Bullgaria dhe Rumania, ai argumenton se ndryshimi vjen nga ata që pranojnë të paguajnë koston e mospajtimit, duke qëndruar brenda strukturave për vite me radhë. Por për Spiropalin, sipas tij, kjo etapë është ezauruar.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 